SHOWBIZ

‘Katër ditë punë’, 61 biznese kyejnë testin/ Rezultati: Punojës më të lumtur dhe produktivë

Disa biznese testuan punojësit e saj për gjashtë muaj duke u dhënë atyre vetëm katër ditë punë në javë dhe orare të shkurtuara.

Pas provës rezultoi se punojësit ishin më të lumtur dhe më të shëndetshëm, ku pothuajse 61 kompanitë që morën pjesë ishin dakord që të vazhdonin të punonin me këtë model.

Skema, e cila u zhvillua midis qershorit dhe dhjetorit 2022, përfshiu organizata në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në lloje të ndryshme firmash ku punojësit mund të bënin edhe të mërkurën pushim pa u ulur paga.

Një raport që vlerëson ndikimin e tij thotë se ky plan kishte “përfitime të gjera” veçanërisht për mirëqenien e punonjësve.

Autorët e tij argumentojnë se duhet të merret në konsideratë një pushim në mesjavë ose një fundjavë tre-ditore.

Një punojëse, Faye, e cila mori pjesë në këtë plan tha se dita e pushimit i jep asaj kohë për t’u rikuperuar dhe se ajo kthehet në punë më e përgatitur dhe me energji.

“Ne nuk kemi një kontroll të fortë se çfarë ka ndodhur saktësisht me produktivitetin, por duke patur parasysh vetë-raportet e produktivitetit dhe mirëqenien e punonjësve, patëm rezultate vërtet të mira”, tha Juliet Schor, nga Kolegji i Bostonit.

Nga 61 kompanitë që morën pjesë, 56 thanë se do të vazhdonin modelin e javës katërditore.

“Në thelb, nëse u jepni punojësve këtë nxitje të jashtëzakonshme të një dite tjetër pushim në javë, ata do të punojnë shumë për ta bërë atë të funksionojë,” tha Tyler Grange.

“Skuadra është më e lumtur.”


Top Channel

Related posts

Horoskopi ditor, e diel 14 maj 2023

admin

“Në familjen time flasin te gjitheshqip”, Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Gjyla Halili

Misteri i skeletit alien 10 cm të gjatë, zgjidhet më në fund pas vitesh debati shkencor (fotot)

admin

Leave a Comment