SPORT

Gruaja e futbollisti rumun shet foto nudo: Tani është modë, nuk është gabim dhe burri nuk më xhelozon

Banner

Madalina Daminuca, bashkëshortja e futbollistit rumun, Christian Daminuca, është një nga gratë e pakta të lojtarëve që hapi një llogari në platformën për të rritur, “Onlyfans”.

Daminuca dikur ka luajtur në kategoritë më të reja të Interit, ka bërë një paraqitje për ekipin e parë, ndërsa gjatë karrierës ka veshur fanellat e Modenës, Timisoara, Dinamo Bukureshtit dhe një numër të madh skuadrash të tjera nga vendlindja e tij.

Ai ka dy fëmijë në martesën e tij me Madalinën.

Kjo e fundit në një intervistë për mediat rumune pse vendosi të shesë të tregojë se pse i shet fotot e saj nudo, shkruan Shqip.com.

“Tani është modë. Nuk është gabim, edhe pse tashmë kam filluar të marr mesazhe se çfarë shembulli po u jap fëmijëve. Në të vërtetë, nuk ka asgjë të keqe”, theksoi Madalina Daminuca

E pyetur se si ka reaguar burri i saj, Madalina ka thënë: “Ai është shumë i hapur. Jam me fat që më kupton, nuk e shqetëson dhe më mbështet vërtet. Ai nuk është as xheloz, nuk ka arsye. Më ndihmon në atë që dua”.

Banner

Related posts

Cordoba: Interi duhet ta luajë ndeshjen si një finale

admin

Thellohet bashkëpunimi në sport në mes Kosovës dhe Shqipërisë

admin

Liga Premiere me donacion për të prekurit nga tërmeti në Turqi

admin

Leave a Comment