SPORT

Hendboll: Të mërkurën grumbullohet Kosova U17

Të mërkurën në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Kosovës U17 në hendboll.

Kosova merr pjesë në Kampionatin e 16-të Mesdhetarë që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars, njofton Federata e Hendbollit e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Kryetrajneri i “Dardaneve” U17, Mitat Ferati, më herët ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogaritë.

Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ndërsa synim i Kosovës është zhvillimi i mëtejmë. Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate.

Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse.

Pas disa ditë përgatitje në Gjakovë, Kosova udhëton për në Greqi.

Banner

Related posts

Partizani në sulm për historinë

admin

Futbollisti nga Shqipëria transferohet në Bullgari tek Ludogorets për 200 mijë euro

admin

NOTAT/ Muçi lojtari më i vlerësuar, shkëlqejnë edhe Bajrami e Asllani. Berisha e Hysaj “ngelin në klasë”

admin

Leave a Comment