SPORT

Zyrtare: Klubi i Ligës së Parë të Kosovës mbetet pa trajner

Trajneri Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te skuadra e Arbërisë.

Lajmi është bërë i ditur klubi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan Shqip.com.

Në njoftim, thuhet se Osmani është dorëhequr për arsye personale nga pozita e shefit të shtabit teknik.

Kryesia e klubit e ka falënderuar Osmanin për kontributin e dhënë.

“Faleminderit Ali Osmani. Klubi njofton se trajneri Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të KF Arbërisë për arsye personale. Kryesia e klubit e falënderon Osmanin për kontributin që dha për klubin tonë për periudhën sa ishte trajner i KF Arbërisë duke i uruar shumë suksese” – thuhet në njoftimin e klubit lipjanas.

Arbëria këtë edicion bën gara në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës. “Kuqezinjtë” kanë 13 pikë dhe renditen në pozitën e shtatë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.

Related posts

Neymar lë prapa problemet dhe rikthehet në stërvitje

admin

Dy “yje” të Brazilit nuk grumbullohen nga trajneri Diniz

admin

Shakira çudit me fjalët e fundit për Pique (VIDEO)

admin

Leave a Comment