AKTUALE

Bekteshi takon banorët e Shuto Orizares

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në suaza të takimeve të zyrtarëve, drejtuesve dhe eksponentëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) me qytetarë, mbrëmjen e së hënës ka realizuar një takim me banorët e Shuto Orizares.

Me këtë rast ministri Bekteshi, ka folur për masat qeveritare për ballafaqimin me krizën ekonomike, si dhe ka prezantuar të arriturat e deritanishme dhe planet për projektet e ardhshme të ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë.

“Në Shuto Orizare për të diskutuar së bashku me banorët për problemet dhe vërejtjet e tyre. Gjithashtu të gjithë bashkë u zotuam se do të qëndrojmë të rreshtuar pas vizionit të Ali Ahmetit. BASHKË”, ka theksuar ministry Bekteshi pas takimit.

Banner

Related posts

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

Gjyla Halili

Protesta e studentëve të mjekësisë: Akti i qeverisë i padrejtë! Detyrimi për të ndenjur në Shqipëri, shkelje e demokracisë

admin

Ministrat për çështje evropiane nga PBEJL në takim në Shkup

Gjyla Halili

Leave a Comment