SHOWBIZ

Një propozim në Disneyland, Rebel Wilson fejohet me të dashurën Ramona Agruma

“Ne thamë PO!” Tha Wilson në postimin, i cili shoqërohej me një foto të tyre në Disneyland, ku duket se ka ndodhur fejesa. 

Wilson dhe Agruma ishin të veshur me pulovra rozë dhe të bardhë, të rrethuar nga trëndafila rozë me kështjellën ikonë të Bukuroshes së Fjetur të Disneyland në sfond. Në njoftim u shfaq edhe një foto e unazës së Agruma Tiffany & Co.

Disneyland duket se është një vend i përshtatshëm për Wilson dhe Agruma, të cilët dolën publikisht me lidhjen e tyre në qershor 2022.

“Mendova se po kërkoja për një Princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney”tha Wilson në atë kohë.

Agruma është themeluesja e Lemon Ve Limon, një markë veshjesh me bazë në Los Angeles.

Banner

Related posts

10 nga veshjet më të mira për meshkuj nga historia e Oscars

admin

“Pse qau Luizi për ty kur ike?” Bjordi tregon arsyen pas eleminimit

admin

Ledion Liço kujton fillimet në Top Albania Radio, urimi për 25-vjetorin e radios revolucionare

admin

Leave a Comment