AKTUALE

Programi i Forumit Shqiptarë për zgjedhjet lokale të 5 Marsit

Banner

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam kënaqësinë të prezantoj programin e Forumit shqiptar për zgjedhjet lokale të 5 marsit.
Ky program në 53 faqe përfaqëson në mënyrën më të mirë vendosmërinë tonë, synimet tona, atë që kemi bërë në këto vite, premtimet e realizuara, sukseset tona, si dhe projektet tona për të ardhmen.

Ky program është një dëshmi e gjallë e punës sonë katërvjeçare si dhe gatishmërisë sonë për të promovuar vazhdimisht zhvillimin e atdheut tonë edhe për katër vitet e ardhshme.
Ndërsa konkurrenca jonë politike përsërit të njëjtat premtime artificiale në çdo zgjedhje, ne flasim me vepra.

Jam krenar për administratën, ekipin tonë të përbashkët, koalicionin mbarëshqiptar, diasporën, njerëzit që punuan dhe të gjithë qytetarët tanë me të cilët kemi zhvilluar Malësinë si kurrë më parë.

Për gëzimin e të gjithëve ne, ky është vetëm fillimi, sepse shumë projekte na presin dhe projektet e mëdha kanë nevojë për njerëz serioz dhe të përgjegjshëm, njerëz që marrin një pesë të pastër për punën e tyre.

Prandaj, numri 5 për më të mirët, numri 5 për Forumin shqiptar.

Në linkun më poshtë, mund të lexoni programin e Forumit shqiptar!

Nik Gjeloshaj

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0eYXymf5XB739VexCncACeGGEFH68uEmAoxYAX75QpNqzujw23VuVi6Hqno8ZCUisl&id=100045075635067&sfnsn=mo&mibextid=6aamW6

Banner

Related posts

Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!

Gjyla Halili

Rritet numri i divorceve në Berat, 200 kërkesa më shumë për “zgjidhje martese” në 2022. Avokatët: Shkak emigracioni dhe kushtet ekonomike

admin

Lloga: Diskriminim i rëndë! Sistemi i drejtësisë e njeh ekspertizën nga Serbia për rastin në Onkologji, por jo edhe për rastin “Alfa”

Gjyla Halili

Leave a Comment