KOSOVË

Nuk iu bindën policisë për të ndaluar duke braktisur makinën, shpallen në kërkim katër persona

Katër persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë në Shqipëri për të ndaluar.

Ata po ashtu braktisën edhe makinën me të cilën po udhëtonin.

Por E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë u gjetën në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh, Bulqizë.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mekanizëm metalik që shërben për bluarje të lëndës narkotike me mbetje të kanabisit, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.

Të katërt personat akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të  policisë”, raporton Topchanel.

Banner

Related posts

Kujdes, incizim shqetësues! Publikohen momente nga masakra në Beograd

admin

Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

admin

Kuvendi i Drenasit miraton listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim, Lladrovci falënderon asamblistët

Gjyla Halili

Leave a Comment