AKTUALE

Filantropi Lazim Destani,anëtarë nderi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Banner

Filantropi shqiptare Z.Lazim Destani ka realizuar takim me ceremonial me drejtuesit dhe anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH).

Në këtë aktivitet për shënimin e 17 shkurtit,Ditës së Pavarsisë së Kosovës,ka pranuar dekretin e titullit Anëtar Nderi i KASH-së.

Në këtë eveniment kan marë pjesë drejtues të KASH,ish-Ambasadorë nga Shqipëria dhe Kosova,si dhe veprimtarë të shquar nga diaspora në Amerikë-thuhet në postimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Prishtinë relizuam takim ceremonial me drejtuesit dhe anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Me këtë rast pata kënaqesinë ta pranoj dekretin e titullit Anëtar Nderi i KASH.
Krahas drejtuesve dhe anëtarëve të KASH, ish-Ambasadorë nga Shqipëria e Kosova, në këtë ceremoni festive të pranishëm ishin shumë miq e personalitete nga trojet e nga diaspora jonë, në mesin e të cilëve dhe veprimtarë të shquar nga Amerika.
Me këtë rast, gjatë fjalës sime shpreha kënaqësinë dhe falënderimet e mia për nderimin që po më bëjnë drejtuesit dhe anëtarët e respektuar të këtij Këshilli duke shprehur gatishmerinë për angazhimin dhe kontributin tim në punën dhe aktivitetet e çmueshme të KASH.

Banner

Related posts

“Kadastra s’është fole për qoka”, Rama ia thotë në sy ministrave, deputetëve e kryetarëve të Bashkive: Puna është penguar nga ju! Nga e hëna s’do të ketë…

admin

Izet Mexhiti: Arsimi në gjuhën amtare është shtyllë e barazisë dhe bashkëjetesës

Gjyla Halili

Faton Ameti nga Xhepçishti: 19 Tetori, ditë kthese për dinjitetin shqiptar, mobilizim maksimal për fitore historike!

Gjyla Halili

Leave a Comment