I fshehur diku në këtë imazh gjendet një luan mali, i njohur ndryshe si kugar apo puma, i cili ndjek me sy prenë e tij … por sa prej nesh mund ta dallojnë atë ?
Luanët e malit, që jetojnë kryesisht në SHBA, njihen për aftësinë e tyre të integrimit me peisazhin malor, teksa ndjekin qetësisht gjahun e tyre pa u pikasur, cka është një arritje impresionuse nëse marrim në konsideratë faktin që mund të peshojnë deri në 100 kg.
Nëse ata quhen luanë mali, kugarë ose puma, këto kafshë jetojnë në habitate të ndryshme, që prej pyjeve tropikale, maleve me dëborë, dhe kudo ata duhet të bëhen të padukshëm për të pasur sukses në gjueti.
Megjithëse ata mund të arrijnë shpejtësi deri në 70 km në orë, kugarët mund të jenë dhe të ngadaltë e të heshtur, si në këtë foto të agjencisë së botës së egër në SHBA, ku luani i malit është thuajse i padukshëm në pritje të gjahut në parkun e Washoie County, Nevada.
Në imazhin e shkëmbinjve dhe faunës së egër shihet i fshehur në një zgavër kafsha gjuetare në pritje të ushqimit të saj të preferuar që mund të jenë drerët, minjtë e pyllit, lepuj apo brejtës së tjerë.
Duke postuar foton zyrtarët shkruajnë: “Ku është Waldo: Luani i malit të Ëashoe County, Nevada. A mund ta pikasni maçokun e madh?’
Në imazhe tregohet vendndodhja e kafshës së fshehur …
Top Channel