SHOWBIZ

“Ky është një nga momentet…”, pas 1 viti Einxhel Shkira rikujton finalen e “Big Brother VIP 1”

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët.

Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Si sot një vit më parë është zhvilluar finalja e “Big Brother Vip 1” dhe Einxhel ka qenë një nga katër finalistët. Gjatë këtij viti shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj dhe për të nata e finales është një ndër momentet më të rëndësishëm pas ditës së lindjes së Trevit dhe propozimit për martesë nga Dj Dagz. Einxhel ka shkruar disa fjalë për atë mbrëmje dhe finalistët e tjerë.

“Të ndash finalen me miken e ngushtë të atij rrugëtimi dhe dy ‘rivalët’ e mi tregon që ajo eksperiencë është më shumë se një garë … i përngjason jetës tonë, ku na duhet dhe mund të korrim sukses krahë atyre që duam më së shumti dhe atyre që duhet të gjejmë mënyrë të bashkëjetojmë pavarësisht mospërputhjeve tona…”

Related posts

A ndikon pirja e vezëve në krijimin e një organizëm super të fortë?

admin

Horoskopi 6 maj 2023

admin

Tetë gjërat e përditshme që mund të na dëmtojnë para syve tanë

admin

Leave a Comment