AKTUALE

Rritet numri i divorceve në Berat, 200 kërkesa më shumë për “zgjidhje martese” në 2022. Avokatët: Shkak emigracioni dhe kushtet ekonomike

Zgjidhjet e martesave ose siç quhen ndryshe “divorcet” janë çështjet që zënë peshën kryesore ndër çështjet civile në Gjykatën e Beratit, ndërsa avokatët dhe psikologët besojnë se emigracioni është një ndër shkaqet kryesore të ndarjeve.

Nga viti në vit në Berat numri i çështjeve për zgjidhjen e martesës është rritur ndjeshëm. Të dhënat zyrtare nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat tregojnë se në vitin 2022 kanë qenë 761 çifte që i janë drejtuar gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre, rreth 200 më shumë se një vit më parë, pasi viti 2021 regjistroi 583 çështje divorcesh.

 

Referuar statistikave zyrtare, nga 761 çështje me objekt “zgjidhjen e martesës” në vitin 2022, 414 çështje kanë përfunduar me ndarje (mes tyre 3 janë zgjidhur me pajtim dhe 1 me marrëveshje), ndërkohë që 347 çështje janë mbartur për këtë vit.

 

Avokatët e çështjeve civile në Berat listojnë një sërë arsyesh për divorcet, nga më banalet tek më madhoret, ndërkohë që citojnë si shkaqet kryesore për divorc emigracionin dhe pamundësinë ekonomike.

 

Avokati Arhenc Berati, duke deklaruar si shkaqet kryesore emigracionin dhe pamundësinë ekonomike, deklaron se periudhat kur ka më shumë kërkesa për divorc në zyrën e tij janë muajt gusht dhe dhjetori, pikërisht koha kur emigrantët kthehen pranë familjeve të tyre nga emigracioni.

 

Sipas avokatit Arhenc Berati, problemet e akumuluara gjatë marrëdhënies në distancë gjatë kohës që një prej bashkëshortëve mungon në shtëpi, por edhe pamundësia ekonomike dhe probleme të tjera sociale, çojnë në vendimin e njërit prej bashkëshortëve për t’i dhënë fund martesës së tyre.

Related posts

NASA pranoi një sinjal nga sonda që eksploron universin nga viti 1977

admin

Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve të cilat dobët luftojnë korrupsionin

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Koalicioni VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment