Arsenali ka shënuar fitore në udhëtim te Aston Villa me rezultat 4:2 dhe së paku përkohësisht është rikthyer në pozitën e parë, tani me 54 pikë, tri më shumë se Manchester City.
Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ollie Watkins,që u asistua prej Matty Cash.
Por , Arsenali nuk u dorëzua dhe ia doli shpejt t’i barazonte shifrat në 1-1me anë të Bukayo Sakas(16′).
Mirëpo, vendësit rikthyen epërsinë në minutën e 31-të, kur Philippe Coutinho shënoi një gol të bukur.
Me këtë rezultat (2-1) përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën pati edhe tre gola të tjetër.
Ishin “The” Gunners, ata që shënuan, duke i barazuar shifrat në 2-2 me anë të Oleksandr Zinchenkos.
Ukrainasi pranoi një top nga Martin Odegaard, për të barazuar rezultatin dhe për të hapur edhe më shumë sfidën.
Lideri i Ligës Premier nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë falë një auto-goli nga Emiliano Martinez në minutën e 90+3-të, pasi nga goditja e Jorginhos që shkoi në tëthorëse, topi goditi nga mbrapa argjentinasin dhe u fut në rrjetë.
Lojtarët e Mikel Artetas nuk ndaluan me kaq, dhe në sekondat e fundit të takimit, shënuan edhe të katërtin, nëpërmjet Gabriel Martinellit (90+8′), që u asistua prej Fabio Vieiras.
Në xhiron e 24-t, Topçinjtë do të kenë punë me Leicesterin.