AKTUALE

“McGonigal”/ “Po fuste në dorë biznesmenët me lista nga Basha”, Berisha thirrje Kongresit, FBI dhe DASH: Hetoni rolin e Ramës në skemën e gjobëvënies

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë sot thirrje Kongresit amerikan, FBI dhe Departamentit Amerikan të Shtetit të hetojnë rolin e Edi Ramës në skandalin McGonigal.

“Çështja McGonigal nuk përfshin vetëm atë.

Thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skemën e gjobvënies. Ai u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Ishte skemë në të cilën Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë biznesmenët me lista të dorëzuara nga Basha.

Thirrje FBI dhe Kongresit, DASH, të hetojnë.

I bëj thirrje çdo shqiptari t’i bashkohet revolucionit, të shpëtojmë Shqipërinë. Është një lëvizje për fëmijët tanë, për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim kriminal.

Banner

Related posts

Osmani për kopshtet dhe çerdhet: Çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen

Gjyla Halili

Kongresi i jashtëzakonshëm i ASh-së në Shkup, këto janë vendimet

Gjyla Halili

Kovaçevski: LSDM partia më aktive në vend, programi ri përmban paga dhe pensione më të larta

Gjyla Halili

Leave a Comment