SHOWBIZ

Studimi: Qentë mund të nuhasin shumë sëmundje

Qentë, veçanërisht ata të racave Labrador, Njufaundlaend, Dalmatë dhe Shën Bernardino, dinë si t’i nuhasin sëmundjet, veçanërisht disa tumore si tumoret e gjirit, prostatës apo ato në mushkri, përpara se ato të shkaktojnë shenja të dukshme klinike.

Por çfarë nuhasin ata? Përgjigjen e ka dhënë së fundmi një studim mbi 1260 njerëz i botuar në “PNAS” nga studiues suedezë të Institutit Karolinska drejtuar nga Sinisa Bratuliç.

Ata po kërkonin një metodë joinvazive për zbulimin e hershëm të tumoreve përmes urinës, aroma e së cilës i jep mundësi qenve të perceptojnë jo vetëm praninë e tumoreve, por edhe atë të diabetit apo edhe krizës epileptike, të migrenës apo narkoleptike disa orë përpara se ajo të ndodhë. Studiuesit suedezë arritën fillimisht të identifikonin 14 lloje të ndryshme tumori bazuar në përqendrimin e glikozaminoglikanëve, të cilat janë normalisht pjesë e matricës jashtë-qelizore të tendinave, të cilat së bashku me elastinën edhe kolagjenin, u japin veti elastike që lejojnë shtrirjen e tyre.

Këto polisakaride ndryshohen para kohe nga tumoret, duke u shpërbërë në gjak dhe urinë. Duke i kërkuar ato edhe në plazmën e gjakut, studiuesit suedezë arritën të identifikojnë një ndjeshmëri të testit midis 41.6 dhe 62.3% dhe një ndjeshmëri specifike në masën 95% për tumoret që ishin ende në fazën e tyre të parë. Pra një saktësi diagnostike, që është sa dyfishi i çdo metode tjetër të disponueshme sot. Po çfarë arome kanë glikozaminoglikanet që arrin të nuhaten nga qentë?

Për ne njerëzit ato janë pa erë, por jo për miqtë tanë katërputroshë, shqisa e nuhatjes e të cilëve përmban 150-300 milionë qeliza në varësi të racës. Ndërkohë njeriu ka vetëm 5 me një zonë të trurit që shërben për njohjen e aromave prej rreth 5 centimetra katrorë, krahasuar me madhësinë e zonës celebrale të qenit prej 150 cm2. Verën e vitit të kaluar, një studim nga kërkuesit në Universitetet e Nju Jorkut dhe San Françiskos i drejtuar nga Filipa Xhonson dhe i botuar në “Journal of Neuroscience”, zbuloi një rrjet prej 5 lidhjesh nervore që na mungojnë ne njerëzve dhe që tek qeni shtrihen nga hunda në zona të tjera të truri.


Top Channel

Related posts

Në fillim Emily Ratajkowski, tani Katie Holmes: A po rikthehet permanenti?

admin

Një nga pijet e juaja më të dashura po ‘kërcënohet’ nga kriza klimatike

admin

Megi Pojani tregon se çfarë i thanë prindërit pas videos te varret

admin

Leave a Comment