AKTUALE

DUKAJ: Nuk kemi nevojë të bëjmë premtime, ne flasim me vepra

DUKAJ: Nuk kemi nevojë të bëjmë premtime, ne flasim me vepra

Banorët e Tuzit më 5 mars, për herë të dytë zgjedhin kryesinë e komunës së pavarur, të barabartë me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Prej kohësh është thënë se askund nuk premtohet më shumë sesa në gjueti, takime dhe fushata elektorale… “Forumi Shqiptar” nuk premton, sepse ne nuk kemi as nevojën dhe as arsyen për këtë. E jona është vetëm t’ju kujtojmë faktet e pakontestueshme, ato më të dukshmet që kemi bërë për qytetarët e Tuzit në katër vitet e fundit dhe që të gjithë mund ti shohin me sy të lirë.

FINANCAT: Buxheti është më shumë se pesëfishuar – është rritur me 512%.

ZHVILLIMI DHE PUNËSIMI: U hapën fabrika dhe vende të reja pune.

INFRASTRUKTURA: Në çdo pjesë të Malësisë ndërtuam dhe rinovuam rrugë, ujësjellës, poligone, parqe…

BUJQËSIA: Mbështetëm fermerin si kurrë më parë, organizuam panairin bujqësor…

SPORT: KF Deçiq nga rënia në ligën e tretë, e sollëm në derë të Evropës, po ndërtojmë stadiumin e ri me FFMZ, themeluam KB Deçiq për meshkuj dhe femra, përkrahme sportistët dhe klubet…

KULTURË: Për herë të parë organizuan panairin e librit, pazarin dimëror, ekspozitat e pasurive kulturore të Malësisë…

ARSIMI: Komuna e para që kemi siguruar libra falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, kemi ndihmuar në rindërtimin e shkollave, oborreve. Përkrahëm bujarisht studentët, krijuesit kulturorë, organizatat joqeveritare, grupet e rrezikuara, femrat në biznes, shoqërit kulturore dhe artistike…

Është fakt i padiskutueshëm se në katër vitet e fundit Tuzi ka përjetuar zhvillim si asnjëherë më parë. Kjo u bë e mundur sepse Tuzi u drejtua nga njerëz që kanë vizion, nga ata që e kishin gjithmonë, ata që tridhjetë vjet luftuan për komunë të pavarur duke argumentuar se komuna e Tuzit mund të jetë e qëndrueshme ekonomikisht. Këtë e kemi dëshmuar me vepra në katër vitet e fundit. Por nuk është vetëm zhvillimi veçori e politikës sonë dhe ai që përfaqëson përparimin strategjik. Nuk është më pak e rëndësishme që ne ndryshuam rrënjësisht mënyrën e menaxhimit dhe stilin e udhëheqjes.

Në katër vitet e fundit, komuna e Tuzit kapërceu kufijt e saj dhe nga shumë të huaj është perceptuar si model i menaxhimit të mirë, të përgjegjshëm dhe të suksesshëm. Dhe ne, si shërbim qytetar, bëmë të pamundurën për të zgjidhur sfidat dhe problemet reale me të cilat përballen qytetarët.

Për shkak të gjithë kësaj, “Forumi Shqiptar” performon nën sloganin “Bashkim dhe Zhvillim”. Thelbi i politikës sonë përmbahet në këto dy fjalë: Bashkim që do të thotë të bashkohemi rreth prioriteteve të padiskutueshme për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët e Malësisë. Zhvillimi nënkupton vazhdimin e politikës sonë kyçe, të dëshmuar në katër vitet e fundit në çdo fushë. Vazhdimi i një politike të tillë MUND të sigurohet vetëm nga ata që tashmë e kanë dëshmuar veten, ata që janë profesionistë, të arsimuar, të rinj, të guximshëm, ambiciozë dhe të pastër. Dhe mbi të gjitha me përgjegjësi. Prandaj politika e Forumit Shqiptar është politika e Malësisë ashtu siç e duam – e avancuar, e pasur, dinamike dhe e suksesshme, ashtu siç duhet të jetë Malësia. Kjo është arsyeja pse lista e Forumit Shqiptar është lista e njerëzve që mund t’i ofrojnë të gjitha këto.

Ne nuk kemi dashur të merremi me kundërshtarë politikë në fushatë, sepse nuk ka nevojë për këtë. Të gjithë e njohim mirë njëri-tjetrin në Tuz. Por, duke qenë se të tjerët, në mungesë të vizioneve, ideve zhvillimore dhe mbi të gjitha rezultateve, merren me ne, shfrytëzoj rastin që sukseset dhe rezultatet tona të përmendura t’i krahasoj me faktet e mëposhtme për kundërshtarët tanë politikë.

Të nderuar qytetarë,
Ne po sulmohemi nga Lista, në krye të cilës është një politikan në tentim, para pensionit, i cili gjoja nuk kishte punë për arsye politike, kështu që emigroi në SHBA, por u kthye, ndoshta nuk mund të punonte as atje” për arsye politike”. Po sulmohemi nga një listë partish, karakteristikë kryesore e të cilave prej vitesh ka qenë pohimi se komuna e pavarur e Tuzit nuk mund të jetë ekonomikisht e qëndrueshme. E njëjta listë, në të cilën deputeti është në pozitën e dhjetë, ndërsa kryetari i këshillit komunal në pozitën e trembëdhjetë. Lista që me marrëveshje “i dha” dy vite kryetarin partisë të cilën e kanë braktisur shumica e themeluesve të saj. Në atë listë kemi një parti që kritikon ashpër pushtetin aktual, edhe pse ata vetë kaluan katër vite duke e lavdëruar të njëjtin pushtet, pjesë e së cilës ishin, dhe kjo vetëm falë qëndrimit të përgjegjshëm politik të subjektit drejtues , sepse nuk i duheshin as për një shumicë të thjeshtë. Këto fakte flasin më së miri për ta… E kemi edhe një lojtar rezervë margjinal të parëndësishëm të ish-pushtetit, që është në kufirin e censusit, por është aty për të shkaktuar konfuzion… Mund të vazhdohet renditja, por nuk ka nevojë për këtë, dhe kjo mjafton si ilustrim i mospërputhjes së politikës së tyre, e cila është në skenë në këtë pjesë të fushatës zgjedhore…

Në anën tjetër të kësaj bujë që karakterizon një pjesë të skenës politike, është Forumi Shqiptar, i cili përqendrohet te zhvillimi, stabiliteti, përgjegjësia dhe mirësjellja. Ka kohë që përpiqemi për komunë të pavarur, kanë kaluar dekada derisa ia dolëm të jemi zot në shtëpinë e vet. Në katër vitet e fundit, me shumë përpjekje e kemi themeluar komunën financiarisht dhe e kemi forcuar politikisht. Jam thellësisht i bindur se qytetarët e Malësisë janë mjaft të pjekur dhe të vetëdijshëm se aventurizmi politik nuk ka asnjë shans.

Marash DUKAJ
Anëtar i kryesisë së Forumit Shqiptar dhe drejtor politik i ASH

Related posts

Aktiviteti kulturor “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”

Gjyla Halili

Thirrja e Selës për bashkim për interesat shqiptare, Taravari: Kur të bëjnë ftesën, jemi të gatshëm të bisedojmë

Gjyla Halili

BE e gatshme të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve në veri

admin

Leave a Comment