SPORT

Messi te Barcelona, babai i tij tregon si qëndron situata

Banner

Shpresat e tifozëve të Barcelonës për të parë sërish Lionel Messin me fanellën “Blaugrana” kanë marrë një goditje të fortë të enjten. Babai i Leos, njëkohësisht dhe agjent i lojtarit, Jorge Messi, ka hedhur poshtë çdo mundësi që djali i tij të kthehet të luajë për katalanasit.

Të mërkurën, mediat franceze kishin bërë me dije se  Messi kishte refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në. Kjo ndezi jo pak shpresat e tifozëve të Barçës. Ato u shumëfishuan, teksa babai i argjentinasit po në të njëjtën ditë zbarkoi në Barcelonë.

Por vizita e shpejtë e Horge Mesit në Barcelonë nuk ka pasur fare të bëjë me katalanasit. Ai ka qenë për arsye personale, duke qenë se Leo Messi vazhdon ta ketë shtëpinë e tij në kryeqendrën e Katalonjës.

Si për të vërtetuar se mes Messit dhe Barcelonës nuk ka asgjë të re, nuk ka kthim prapa, ai ka folur për gazetën “Sport”, e cila e ka gjurmuar babanë e lojtarit deri në aeroportin e Barcelonës “El Prat”.

“Nuk besoj se Lionel Messi do të kthehet të luajë sërish për Barcelonën. Nuk mendoj se kushtet janë pjekur. Ne nuk kemi folur me askënd në Barcelonë, as me Laportan. Nga ana tjetër, nuk kemi asnjë ofertë nga Barcelona”, deklaroi babai i lojtarit para se të merrte avionin për të udhëtuar drejt Parisit. Pas katër muajsh, Lionel Messi do të jetë një lojtar i lirë nëse nuk do të pranojë vazhdimin e kontratës që e lidh me klubin parisien.

Banner

Related posts

Xavi pas fitores ndaj Real Madridit: Nuk jam i kënaqur me lojën

admin

Cassano: Ja kush kalon mes Real dhe Cityt e Inter – Milan

admin

Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

admin

Leave a Comment