SHOWBIZ

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis, familja jep lajmin e hidhur

Një lajm aspak i mirë vjen për aktorin e njohur Bruce Willis dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Familja e 67-vjeçarit ka zbuluar se Bruce është diagnostikuar me demencë frontotemporale, më pak se një vit pasi ai u tërhoq nga aktrimi për shkak të betejës së tij me afazinë. Ikona e Hollivudit u tërhoq nga aktrimi vitin e kaluar pasi zbuloi sëmundjen që shkaktoi përkeqësimin e aftësive të tij gjuhësore dhe duke se tani sëmundja e tij ka përparuar.

Demenca prek lobin ballor të trurit, i cili merret me sjelljen, zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe emocionet, me simptoma që përfshijnë ndryshime të personalitetit, sjellje obsesive dhe vështirësi në të folur. Deklarata për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis tronditi botën e kinemasë. Një nga imazhet më të famshme në historinë e Hollywood-it vuante nga një sëmundje që e pengoi të komunikonte siç duhet dhe i la të tronditur të gjithë fansat e tij.

Aktori, specialist i filmave aksion, i cili kohët e fundit luajti në filma artistikë me buxhet të ulët, pati një aksident gjatë xhirimit të një filmi të Antoine Fuqua, një prodhim filmash lufte në vitin 2003 dhe kjo mund të ketë qenë shkaku i afazisë së tij.

Ylli i Hollywood-it, ka vendosur të rishkruajë testamentin e tij dhe të heqë dorë nga ish-bashkëshortja Demi Moore. Ish-aktori po shikon gjithnjë e më shumë nga e ardhmja këto ditë, por ky vendim nuk pritet të ndikojë në marrëdhënien e tij me Moore.


Top Channel

Related posts

Ftesë në 5/ Habit “vëllai binjak” i Luiz Ejllit: Edhe të dashurën e kam si Kiara, më kritikon për…

admin

Tom Cruise nuk mori pjesë në Oscars por këtë rast të veçantë ylli nuk e humbi

admin

A duhet të shqetësohemi për pikat e kuqe në lëkurë?

admin

Leave a Comment