BOTA

Turqia goditet sërish nga një tërmet i fortë

Turqia nuk gjen qetësi, pasi mbrëmjen e sotme është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter, raporton EMSC.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.

Dhjetë ditë më parë vendi u godit nga dy tërmete shkatërruese, me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.

Si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan.

Banner

Related posts

Kryeministri i Suedisë: Jam shumë i shqetësuar për djegiet e Kuranit

admin

“Octopus”/ Rusia shfrytëzon grupet e djathta ekstreme në Serbi për të rritur ndikimin në Ballkan

admin

Deputeti i parlamentit ukrainas akuzohet për tradhti të lartë

admin

Leave a Comment