SPORT

Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës

Besa Famgas e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll. Të enjten pasdite në Istog, Besa e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 36:29, shkruan Shqip.com.

Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën skuadra pejane e dominoi plotësisht.

Besa në edicionin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Ndërkohë tani ka fituar trofeun e parë të edicionit 2022/2023.

Trofeun e Superkupës, kapitenit të Besa Famgas, Egzon Gjuka, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Superkupa po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Prej këtij viti Superkupa do të jetë tradicionale.

Banner

Related posts

Kumbulla festoi ditëlindjen, bën gjestin që duhet vlerësuar

admin

Wilder zbulon planin për vitin 2023

admin

Ancelotti tregon nëse do ta udhëheqë Kombëtaren e Brazilit

admin

Leave a Comment