AKTUALE

SYLEJMANI:ABDILAQIM ADEMI BESNIK I MADH I ALI AHMETIT

E dashur familje e shokut besnik të Ali Ahmetit, mikut tim të pavdekshëm Abdilaqim Ademi,
I nderuar rektor i Universitetit të Tetovës z. Kushtrim Ahmeti,
I nderuar ish – rektor e sot Kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës z. Vullnet Ahmeti,
I dashur Daja Fazli Veliu,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotrinjë!

Të mëdhenjtë e të mëdhenjëve të popullit, të Atdheut e të Kombit tonë, janë ata të cilët jo vetëm me jetën dhe me veprën, por edhe me pavdeksinë e tyre, nuk e ndalin kontributin për të shtyrë përpara proceset e përgjithshme dhe për tu bërë pjesë e pandarë e sukseseve të mëdha të popullit që i takojnë!

Është e pamundur të mos të mbushën sytë me lot, të mos të thahet goja e të mos të mbulojnë djersët kur fillon të mbashë fjalim sikur une sot, në nderim të figurës së madhe e të pavdekshme, të mikut tim Abdilaqim Ademi!

Bshkëpuntorin besnik të Kryekomandantit të UÇK-së e të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, luftëtarin e politikanin aktiv e progresiv Abdilaqim Ademi, e kam njohur ne ditët dhe vitet vendimtare të luftës per liri, për jetë të pavarur e zot të fateve te veta të popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut!

Nuk është e lehtë të dalësh këtu në podium e të flasësh për figurën brilante të Abdilaqim Ademit, te i cili kishte shumë funksione që shkriheshin brenda figurës së tij të madhe!

Abdilaqim Ademi, luftëtar me pushkë në dorë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Abdilaqim Ademi, funksionar i lartë i partisë Bashkimi Demokratik per Integrim!
Abdilaqim Ademi Deputet i popullit ne Parlament të Maqedonisë së Veriut!
Abdilaqim Ademi, Shef i Kabinetit të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Abdilaqim Ademi Zvendeskryeminister i Qeverisë, pastaj Ministër në disa ministri të Qeverisë së Maqedonisë se Veriut!

Unë të gjithë bashkëluftëtarët, shokët e bashkëveprimtarët e shokut tim e Liderit tuaj Ali Ahmeti i kam dashur, i dua e do t’i dua gjithmonë!

Por Abdilaqim Ademin e dua më së shumti, dhe kurrë nuk më hiqet nga mendja e nga zemra deri sa të jem gjallë, sepse ai burrë i madh në momentet dramatike të jetës njerëzore e ka tejkaluar veten e tij dhe ka dalë në mbrojtjë të udhëheqësit të tij Ali Ahmeti!

Mendoni për një çast, mbyllni sytë dhe imagjinojini tre veta në një veturë Ali Ahmetin, Abdilaqim Ademin dhe Shefik Ismailin!

Të tretë nën goditjen e rafaleve të automatikut, dhe në momente të tilla Abdilaqimi i madh, trim e sypatrembur, jelekun antiplumb e vendos mburoje ne tupin e Ali Ahmetit!

E si të mos e admiroje atë personalitet me aq integritet të madh njerëzor e trimëri të rrallë!

Pas asaj ngjarjeje ku Ali Ahmeti bashkë me shoqëruesit e tij doli i gjallë, Abdilaqim Ademi, me aktin që kreu, nga shokët u vlërësua si Fehmi Lladrovci i Maqedonisë, ngase Gjeneral Fehmiu ishte besniku i besnikëve, ishte i paluhatshëm në besnikri ekstreme ndaj Ali Ahmetit!

Duke e njohur edhe më shumë pas atentatit, unë lidha shumë miqësi të ngushtë e të madhe me Abdilaqimin!

Në vitin 2015 në një takim me Abdilaqimin, atëherë Ministër i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë, vendosëm që unë nga Kosova të shkoja të mbaja fjalim në 107 vjetorin e Kongresit të Manastirit!

Shpresoj se ju kujtohet vendosja në podium dhe më vonë dorëzimi i shkronjave të famshme me emrin e ABAZI në Muzeun e Alfabetit, pseudonimi i shqiptarit më të madh të shekullit tonë që po jetojmë, shokut e mikut tim e Kryetarit tuaj Ali Ahmeti!

Më kujtohet se në Manastir në Nëntor të vitit 2015, në një bisedë miqësore në mes Abdylhaqimit Minister i Arsimit të Maqedonisë dhe zonjës Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit të Shqipërisë, sot Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, Abdilaqimi na njoftoi se së shpejti do të hapet edhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup!

Projektonte suksese të mëdha e të vazhdueshme për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
E kaluara e Tij, eshtë e do te mbetet thesar i madh për brezat që do të vijnë!

Lavdi e përjetshme të pavdekshmit Abdilaqim Ademi!

Faleminderit!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë,16 Shkurt 2023!

Related posts

Zeqirja Ibrahimi për Talat Xhaferin: “Taman si Zastavnik i JNA-së!

admin

Selimi: Në histori do të shënohet se Prishtina e injoroi një kryeministër të parë shqiptar të nominuar nga vet shqiptarët

Gjyla Halili

Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit

Gjyla Halili

Leave a Comment