SHQIPËRI

Tensione në Parlament/ Opozita bllokon foltoren, deputetët u bien bilbilave! Protestë para Kuvendit

Seanca plenare sërish është përfshirë nga tensione këtë të enjte, ndërsa para Kuvendit po zhvillohet protestë nga anëtarë dhe mbështetës të opozitës.

Deputetët sërish kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Demokratët kanë bllokuar foltoren, ndërsa një pjesë e tyre u bien pa pushim bilbilave duke krijuar kaos.

Nga ana tjetër, jashtë Kuvendit janë mbledhur me dhjetëra mbështetës të opozitës, ndërsa kanë marrë fjalën një pjesë e deputetëve dhe vetë Berisha.

Pjesë e protestës është bërë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi.

Pak para nisjes së seancës deputetët e përjashtuar u përplasën me Gradën, pasi tentuan të futeshin me forcë në ambientet e Kuvendit. Ata depozituan në Kuvend kërkesë për rrëzimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve.

Më pas Byroja e Kuvendit la në fuqi vendimin e marrë një ditë më parë nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Sali Berishës, Flamur Nokës, Këlliçit dhe Palokës nga Kuvendi.

Kujtojmë se Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga seanca plenare për bllokim të foltores së Kuvendit dhe shkelje të etikës.

Spaho: Sot në hyrje u vërtetua se kemi të bëjmë me një maxhorancë që sillet si bandite, horrash dhe dallkaukësh, mafiozësh, pse u ofenduat? Kryeministri blen zyrtarët e huaj dhe I përdor për agjendën e tij politike. New York Times, Washington Post, lexoni ndonjë gjë, nuk ka parlament në botë që përjashton 19 deputetë, do të hyni në librin Guiness për pafytyrësi vetëm se opozita kërkon të flasë. Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal. Doni ta konfliktoni situatën ta çoni në përplasje, është zgjidhja juaj, deri tani e keni shkelur me këmbë dhe duar.

Felaj: Grupohen së bashku dhe shqyrtohen së bashku. Interpelancat me mocion të bëhen njëherësh.

Bylykbashi: Ky parlament është kthyer në varrmihësin e pluralizmit shqiptar, kemi kërkuar fjalën, të ngremë çështjen, kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, një kryeministër korruptues, ka guxuar se mund të korruptojë një nga zyrtarët. Paska vendosur byroja të pezullojë ligjin për komisionet hetimore, po nuk e pezulloi Gjykata Kushtetuese nuk pezullohet dot. Kemi bërë kërkesë mbi atë ligj se dua që të dalin të gjitha të zezat e Edi Ramës, ka këtu kolegë që janë dakord me mua. Ka vendim të Gjykatës Kushtetuse ka një marrëveshje në dhjetor 2014 për zbatimin e vendimeve të GJK e mbështeti Parlamenti Evropian sepse ky parlament dhunon, kemi kërkuar mocion me debat, shtyhet, seancë me pyetje, shtyhet, kryeministri nuk vjen se ka hall se do t’i mbahet shënim çdo të thotë. Dhunim më brutal se kaq. Kemi kërkuar të drejtat tona, por nuk mund të përjashtoni, ata duhet të ishin këtu në sallë, por ju në mënyrë të jashtëligjshme, ata nuk janë njoftuar për mbledhjen e  bgrosë dhe janë shkelur të drejtat e tyre. Këtu është e drejta, jeni gati të bëni çdolloj, të fikni dritat mikrofonat vetëm që të mos dali llumi. Shqiptarëve u mohohet e drejta për të pasur ushqim, arsim.

Felaj: Nëse mendon se u shkon thinjave tuaja…, cenon nderin dhe respektin që çdo zgjedhës duhet të ketë. Zoti Spaho do më lejoni të dëgjoj kërkesën e kolegut tuaj?

Alibeaj: Duhet të ndodhë sot, pyetjet, mocioni dhe vendimi për Komision Hetimor. Mos provoko, duhet të nisë interpelanca që kam kërkuar, interpelancë me kryeministrin.

Vasilii: Kjo seancë është nul se ka nisur me mashtrim, për t’i ikur pyetje dhe mocionit.

Açka: Sillni kryeministrin zonja Felaj.

Sula: Më vjen turp për parlamentin që jemi në këtë situatë. Duhet kthyer në shinat normale. Dysjhoj shumë që kjo situatë, është e stisur, interesuar të dyja palëve.

Tabaku: Nuk mund ta fshihni kryeministrin. Shqiptarët duan transparencë dhe debat mbi ekonominë. Znj drejtuese e senacës. Këtë parlament fjalën kam pasur dhe dua ta përdor. Opozita në 2006 vetëm një vit pasi erdhi në qeverisje e bëri kryetaren e kuvendit të ishte në Progres Raportin e BE. U ngrit gjithë Parlamenti Europian që opozita të kishte hapësirë në parlament dhe u përfshi në progres raport, që opozita të kishte komisione parlamentare, të kishte interpelancë dhe kryesuesi i opozitës të fliste pas Kryeministrit. Më bëhet qejfi që një grup deputetësh të opozitës duan të ngrenë komision hetimor, siç mbështes çdo mocion për debat, pyetje dhe interpelancë. Biem dakord që komisioni hetimor të zhvillohet ashtu siç mbështes interpelancën dhe mocionin me debat. Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht. Duhet të na sqarojë Kryeministri se çfarë fshihet pas aktakuzës së FBI. Ne nuk mund të qëndrojmë pa folur për ato që po ndodhin çdo ditë me qeverisjen, njerëzit kërkojnë nga ne përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Unë sot dua të flas për çështje që lidhen me qytetarët. Kemi 3 muaj që nuk flasim për buxhetin Sot kalon kontrata e Pullës Fiskale, dua të flas për ndryshimin e ligjit për kontrollin financiar, dua të flas për largimin e znj.Nikolla. Nëse është dikush që nuk dëshiron të flas, është qeveria, njerëzit presin që ne të flasim për qytetarët se për këtë jemi votuar. Ka pasur dy kërkesa për ligjet e komisioneve hetimore, një nga unë dhe një nga z. Spaho. Çfarë e pengon kuvendin që të ngrejë një komision hetimor? Nuk besoj se ju bën nder juve apo opozitës kjo sjelje. Sot, njerëzit presin që ne të flasim për korrupsionin, ekonominë, shpopullimin. Na lejoni të flasim dhe të debatojmë për mocionin, të zhvillojmë interpelancën e të flasim për çështjen e FBI. Ta sjellim seancën në binarë. Lejoni që të organizohet një nga kërkesat e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor. Jemi këtu për të folur për qytetarët na lejoni që të flasim për qytetarët.

Balla: Kërkesa është miratuar, por ju nuk keni asnjë interes, kontratat e oligarkut rus ia keni dhënë ju bashkë me Saliun tuaj.

Spiropali: Jeni kthyer në ndihmës të ‘non gratës’ dhe në njerëz që i mbani qiririn. Kryeministri do jetë këtu për mocionin me debat, jo për ju se kështu si jeni katandisur me bilbilat nën udhëheqjen e Mond Spahos.

Kryemadhi: Më të zgjuar se gjithë burrat dhe gratë këtu nuk të bën, ai mikrofon të bën më të përdorur. Ai zotëria dac të vijë dac jo këtë punë e mbyll me ne, por me Amerikën nuk e mbyll dot, ka fut turit aty ku nuk duhet t’i fuste. Ai nuk e përballon dot emocionalisht, nga ana psikologjike. Të kalojë në seancat psikologjike, të rikuperohet emocionalisht dhe të vijë, 13 pyetje kemi ne, nuk kemi për ta varur, të vijë të përgjigjet, nuk di të shkojë të japë dorëheqjen, je bërë edhe matematiciene për minutat, mos u bëj kalkuluese e minutave, mbaj vendin tënd.