AKTUALE

NATO-ja do të dërgojë dhjetëra mijëra tenda në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca veri-atlantike planifikon të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Nga tërmetet mbi 7 shkallë të Rihterit, që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë vdekur mbi 39.000 persona.Stoltenberg ka thënë se NATO-ja është duke ndërtuar streha të përkohshme dhe planifikon të dërgojë “dhjetëra mijëra tenda” në Turqi në ditët dhe javët në vijim.Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara.Kjo është kastrofa natyrore më vdekjeprurëse në territorin e aleancës prej kur është themeluar NATO-ja”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se NATO-ja do të përdorë “kapacitetet e saj strategjike” për të dërguar ndihmë.

Vetëm në Turqi, më shumë se 50.000 ndërtesa janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë, si pasojë e dridhjeve të tokës.

Related posts

Qendrat e urgjencës/ Incidenti në Haraçinë: Dy të plagosurit jashtë rrezikut për jetën!

Gjyla Halili

Mot me vranësira dhe me reshje të përkohshme të rrëmbyeshme me kushte për bubullima të rralla

Gjyla Halili

Osmani flet me Blinkenin për stabilitetin në rajon

admin

Leave a Comment