BOTA

Si kanë ndikuar tërmetet në planin për zgjedhjet në Turqi?

Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për zgjedhjet që do të mbahen në qershor, duke nxitur një debat të ashpër brenda Qeverisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe opozitës lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Edhe para se të ndodhte fatkeqësia natyrore – që ishte më vdekjeprurësja në historinë moderne të Turqisë – sondazhet kanë sugjeruar se do të ketë një garë të ngushtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Por çfarë ndryshuan tërmetet?

Tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit kanë vrarë të paktën 32.000 persona në jug të Turqisë, kanë shkatërruar dhjetëra mijëra ndërtesa dhe kanë nxitur një eksod nga rajoni i prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Të gjitha këto kanë hedhur dyshime mbi mundësinë e organizimit të zgjedhjeve në një afat të shkurtër kohor.

Muajin e kaluar, Erdogan duke tentuar që të zgjasë sundimin e tij dhe të subjektit së tij, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për dekadën e tretë, tha se zgjedhjet do të mbahen në maj, një muaj më herët seç ishin paraparë.

Por, ditët e fundit, aleatët e tij kanë lënë të kuptohet se Erdogan do të kërkojë shtyrjen e organizimit të zgjedhjeve.

A mund të shtyhen zgjedhjet?

Çdo përpjekje për të shtyrë zgjedhjet përballet me pengesa kushtetuese: Neni 78 i Kushtetutës turke thotë se Parlamenti mund të shtyjë zgjedhjet për një vit, por vetëm të rast të ndonjë lufte, raporton Radio Evropa e Lirë.

Related posts

Çavusoglu: Suedia po rrezikon qëllimisht anëtarësimin në NATO

admin

Zelensky dhe Scholz kërkojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

admin

2 oficerë të marinës amerikane akuzohen për dhënien e informacioneve të ndjeshme ushtarake Kinës

admin

Leave a Comment