KOSOVË

Të djathtët në Serbi protestojnë kundër planit franko-gjerman

Të djathtët serbë janë mbledhur sot në Beograd për të protestuar kundër autoriteteve të tyre për dialogun me Kosovën.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duke thirrur “Ku është Vuçiqi” dhe “Tradhtarë”.

Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezeviq, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, “nuk mund ta quajë veten serb”.

Knezeviq iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, raporton REL.

Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën.

Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona – të cilëve u janë gjetur armë – që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd.

Në deklaratën për media u tha se gjatë arrestimit, atyre u është gjetur një armë dhe municion.

“Patrulla e Popullit”, përmes kanalit të saj në Telegram, konfirmoi se dy anëtarë të kësaj organizate janë arrestuar.

Related posts

Presidentja Osmani sot e pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit

Gjyla Halili

Lladrovci takon Hakajn e AMMKM: Kemi obligim që t’i mirëmbajmë, rregullojmë dhe shënjojmë vendngjarjet e historisë tonë

Gjyla Halili

Policia e Kosovës konfiskon mbi 1.200 fishekë në një fshat të Zveçanit

admin

Leave a Comment