AKTUALE

Kabineti i Pendarovskit: Gjendet zgjidhje për pagën e Presidentit për muajin janar

Nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë se me Ministrinë e Financave është gjetur zgjidhje për ekzekutimin pagave të Presidentit dhe të punonjësve të Kabinetit të Presidentit për muajin janar 2023.

“Paga do të paguhet në ditët në vijim, në përputhje me Marrëveshjen Kolektive dhe rritjen e përcaktuar prej 5% për zyrtarët administrativë në Kabinet”, theksojnë nga atje.

Zgjidhja e arritur parashikon një rishpërndarje të brendshme të fondeve në kuadër të buxhetit ekzistues dhe të miratuar për vitin 2023 për Kabinetin.

“Me këtë vendim respektohet plotësisht Marrëveshja Kolektive dhe përsërisim edhe një herë se Presidenti, personat e emëruar dhe këshilltarët specialë nuk kanë rritje të pagave”, sqarojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Kabineti i Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të mjeteve të miratuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, përfituesi buxhetor – Presidenti dhe në përputhje me Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në kuadër të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Deklarata për Grenlandën solli reagime të forta, nga Mali i Zi tregojnë qëndrimin e tyre/ Ja pse përmendin Kosovën

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Roli i “zëdhënësve të padronit” dëshmon nënshtrim politik – më 19 tetor vota shqiptare do të flasë vetë

Gjyla Halili

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Gjyla Halili

Leave a Comment