AKTUALE

VATRA U TAKUA ME LIDERIN E OPOZITËS SHQIPTARE PROF.DR.SALI BERISHA

Banner

Drejtuesit më të lartë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA u takuan me liderin e opozitës shqiptare Prof.Dr.Sali Berisha. Në njoftimin në profilin zyrtar të Doktor Berishës thuhet: “Të dashur miq, dje pata një takim të përzemërt me presidentin e Federatës Panshqiptare Vatra, z.Elmi Berisha, zv.presidentin z.Alfons Grishaj, aktivistët e saj, zotërinjtë Anton Raja dhe Mond Rakaj.
Në këtë takim shfrytëzova rastin për të shprehur mirënjohjen time më të thellë ndaj Vatrës dhe vatranëve për rolin e madh, mbështetjen e tyre të çmuar që i kanë dhënë kauzës së lirisë të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.
Përfaqësuesëve të Vatrës u shpreha gjithashtu vlerësimin më të madh për angazhimin e tyre në kauzat me rëndësi për aktualitetin politik shqiptar, duke u garantuar se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë promotore e vlerave atlantike, të trashëgimisë së jashtëzakonshme dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.
Në këtë drejtim, gjatë takimit u shpreha përfaqësuesëve të Vatrës mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike që bashkëpunimi mes shtetit Shqiptar dhe Vatrës të institucionalizohet dhe më tej duke konsoliduar e formalizuar një kuadër ndërveprimi i cili shtron premiset për Vatrën dhe aksionin e saj në shërbim të kombit dhe për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.
Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymën e mirëkuptimit të plotë” thuhet në njoftimin zyrtar të Doktor Berishës.

Banner

Related posts

BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian

Gjyla Halili

VLEN: Balancuesi i ngrirë është edhe një nga disfatat e BDI!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Ola Sohlström

Gjyla Halili

Leave a Comment