BOTA

Pas 227 orësh nën rrënoja, nxjerret e gjallë 74-vjeçarja në Turqi

Janë bërë dhjetë ditë që nga dita kur dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë jugore duke lënë mijëra persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Por, pikërisht në ditën e dhjetë, një grua 74-vjeçare e cila kishte kaluar 227 orë nën rrënoja është gjetur e gjallë.

Cemile Kekec u shpëtua në provincën Kahramanmaras aty ku ishte edhe epiqendra e dy tërmeteve me e magnitutë 7.7 dhe 7.6 të javës së kaluar.

Pas kësaj, Kekec është dërguar në spitalin më të afërt për trajtim mjekësor.

Vetëm në Turqi, tërmetet vranë mbi 35 mijë persona si dhe plagosen mbi 105 mijë të tjerë sipas shifrave të fundit zyrtare për të cilat ka raportuar Anadolu Agency.

Banner

Related posts

Zgjerohet nisma e Tre Deteve, Greqia pritet të pranohet si anëtari i 13-të

admin

SHBA: Putin dhe Kim shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e Veriut

admin

Të paktën 3,000 njerëz besohet të jenë të vdekur në Turqi dhe Siri

admin

Leave a Comment