SPORT

Futbollisti Atsu ende në mesin e të zhdukurve

Futbollisti i Ganës, Christian Atsu, është ende i zhdukur, 10 ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8, në Turqi.

Kështu deklaroi sot agjenti i tij, Nana Sechere.

“Ne jemi ende në kërkim të Christianit. Ne i kemi kërkuar AFAD (Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave) që të vendosë foton e tij në të gjitha spitalet lokale dhe kombëtare”, tha ai.

Sechere, i cili ndodhet në provincën jugore të Hatay të Turqisë me familjen e anësorit, u lut për më shumë burime dhe ndihmë për të gjetur lojtarin e Hatayspor të martën.

“Gjërat po ecin tepër ngadalë dhe si rezultat i kësaj shumë shpëtime po vonohen dhe jetët po humbasin për shkak të mungesës së burimeve në dispozicion të punëtorëve. Është për të ardhur keq që klubi nuk është në terren me ne, krah për krah, në kërkim të Christianit. Pozicioni dhe ndikimi i tyre, i shoqëruar me njohuritë e tyre lokale do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm. Ne i lutemi Presidentit të klubit dhe kryetarit të bashkisë së Hatay, Lütfü Savaş që të sigurojë burime shtesë për të shpejtuar përpjekjet e shpëtimit si prioritet”, shkroi Sechere në Twitter.

Related posts

Ancelotti nuk dëshiron të flet për yllin e Dortmund

admin

Po investojnë miliarda euro në futboll, por nuk investojnë në gjërat esenciale – tifozët të shokuar se ku duhej të zhvishej

admin

Muriqi nuk ka shënuar që nga nëntori, kjo është deklarata e tij

admin

Leave a Comment