AKTUALE

NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ A mund ta “tradhëtojë” besimi i tepruar opozitarin Mickoski?!

Banner

Edhe pse lideri i opozitës të udhëhqeur nga VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski deklaron se të gjithë deputetët e koalicionit të tij janë unik dhe nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, në koluare të politikës dhe gazetarisë flitet se në momente të fundit opozitarin Mickoski mund ta “tradhëtojë” besimi i tij, shkruan PRESSonline.mk

Siç thonë burime jo-kofidenciale në mesin e partnerëve më të vegjël të VMRO-DPMNE-së, deputetëve të partive të komuniteteteve më të vogla është ndezuar “fitili” pro-evropian dhe mund që të mbështesin ndryshimet kushtetuese që vendi të ec pa pengesa në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Një skenarë tjetër është që e gjithë opozita ti mbështes ndryshimet kushtetuese, por duke marr garanci nga pala bullgare se futja e bullgarëve në preambulën e Kushtetuëse do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes.

Por, burime të sigurta diplomatike në Sofje për PRESSonline.mk, thonë se një garanci të tillë Mickoski nuk do ta marr asnjëherë nga pala bullgare, pasi që siç thonë e njëjta është e shkruar në propozimin francez.

Për futjen e komunitetit bullgar në Preambullën e Kushtetutës janë të nevojshme votat e 80 deputetëve, të cilat shumica e tanishme parlamentare nuk i ka.

Banner

Related posts

Akademi solemne ne rastin e 7 Marsit

Gjyla Halili

Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj takim jo – formal me anëtarët e Vatrës Miami

Gjyla Halili

Numrat e Isenit dhe ëndrra e Zulit për Vrapçishtin!

Gjyla Halili

Leave a Comment