SHOWBIZ

Aspak i panjohur për publikun, përkundrazi! Njihuni me drejtorin e ri artistik të Louis Vuitton

Louis Vuitton i ka besuar drejtimin artistik të linjës mashkullore një prej figurave më të njohura të showbizit ndërkombëtar, këngëtarit dhe producentit amerikan Pharrell Williams.

Posti i drejtorit artistik kishte mbetur bosh që nga viti 2021, kur stilisti Virgil Abloh u nda nga jeta, një personazh kyç i suksesit bashkëkohor të LV.

Williams ka bashkëpunuar me sukses me shtëpinë e modës franceze që nga viti 2004, por edhe me emra të tjera si Moncler dhe Adidas dhe që në 2005 revista e modës Esquire e ka cilësuar si njeriun që vishet më mirë në botë.

Williams mendohet se do të ketë debutin zyrtar gjatë Javës Së Modës që do të mbahet në Paris në qershor. Fitues i 13 çmimeve Grammy, fillimisht si pjesë e grupit Neptunes dhe më vonë si solist, Williams njihet për hite ndërkombëtare si “Happy” dhe si një nga producentët më të njohur të skenës hip-hop.

Rikujtojmë se Louis Vuitton dhe Sotheby’s, shtëpia lider në botë e ankandeve të artit dhe luksit, zhvilluan një ankand bamirësie me 200 palë atlete me kuti të edicionit special të Louis Vuitton dhe Nike Air Force 1 nga i ndjeri Virgil Abloh. Të ardhurat shkuan për Fondin e Bursave Virgil Abloh “Post-Modern”, që në partneritet me Fondin e Bursave të Modës, mbështet studentët me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara, sipas dëshirës së stilistit.


Top Channel

Related posts

Eventi madhështor i modës, Met Gala a do të marrë pjesë Taylor Swift?

Gjyla Halili

Gripi rrit rrezikun e Ishemisë me 40%, kurat natyrale si të trajtoni vVirozat

admin

Princ Harry u largua pas kurorëzimit, nuk u ftua për ceremoninë e ballkonit

admin

Leave a Comment