AKTUALE

Berisha paralajmëroi protestë kombëtare më 3 mars, Meta: Shqiptarët duhet t’i japin një mesazh të qartë…

Banner

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp u ndal te protesta e 3 marsit, ditë që përkon edhe me vendimin e Apelit sa i takon vulës së PD. Sipas Metës, në atë ditë, të gjithë duhet të solidarizohen me PD dhe demokracinë.

 

“Çështja e PD nuk është cështje e demokratëve, është e vetë demokracisë. Çështje e pluralizmit politik, është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës, që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër.

 

Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhëen bederla të Ramës dhe MC Gonigalëve, këtë e ka përdorur dhe këtu për të takuar prokurorë, gjyqtarë e për të vizituar institucione të drejtësisë gjoja në emër të FBI.

 

Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembamë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie.

 

Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, u shpreh Meta.

Banner

Related posts

Nesër nis viti i ri shkollor/ Sa kushton dita e parë e mësimit

admin

Remzi Abdullahu jep lajmin për bletarët

Gjyla Halili

Paralajmëron ndryshime në kabinet?/ “Do të forcojmë rolin e zv.ministrave”, Rama: Riorganizim të procesit qeverisës, në funksion të…

admin

Leave a Comment