AKTUALE

Dita e plisit”, koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës në Shkup

Banner

Nën përkujdesje të Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe organizim të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Shqipe, më 17 shkurt, në vigjilje të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Teatrin Shqiptar të Shkupit, do të organizohet Dita e Plisit.

Festa më e madhe mbarëkombëtare, do të zhvillohet në Teatrin Shqiptar të Shkupit me fillim nga ora 14:00,e në të cilën do të marrin pjesë krerët e lartë të të gjitha institucioneve nga vendi po edhe nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Kjo ngjarje sjell premierën absolute të “Valles së Bareshës”! Për të gjithë spektatorët rikthehet edhe “Vallja e Shotës” në versionin e saj origjinal.
Kësaj ngjarje ia shton ekskluzivitetin pjesëmarrja e mysafirëve specialë, të Ansamblit unik folklorik “Drenica”.

Kjo ngjarje që gërsheton të kaluarën dhe të sotmen, mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës!

Banner

Related posts

Kusari-Lila dhe Gërvalla në Kanada, zhvillojnë takime të rëndësishme

Gjyla Halili

Shtabi politik i Degës së BDI-Gostivar në takim me ish bartësit e funksioneve të BDI nga viti 2002 e këndej

Gjyla Halili

Bexheti: Asnjëherë s’kam pretenduar që të jem palë me Ali Ahmetin, e çmoj si udhëheqës

Gjyla Halili

Leave a Comment