Nga sot e deri më 19 shkurt. palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e super ndeshjeve të basketbollit. Me moton “n’Rahovec e kem konakun” do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Kosovës.
Tetë skuadrat më të mira të Prince Caffe Superligës, katër të femrave dhe katër të Ligës së Parë të Meshkujve do të garojnë për trofetë e çmuar në basketbollin e Kosovës.
Ndeshje interesante priten në parket dhe atmosferë sportive në tribuna, duke e bërë madhështore këtë garë, ashtu si e meriton.
Kjo ngjarje zhvillohet gjatë festës së Pavarësisë së Kosovës, duke e madhështuar edhe më shumë Final 8.
Final 8 hapet me gjysmëfinalen e Ligës së Parë mes Bora-s dhe Istogut. Fituesi i kësaj ndeshje në finale e pret fituesin e takimit New Basket-Drita, që zhvillohet të enjten.
Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci janë dy super duele që zhvillohen të mërkurën, ndërsa fituesit e këtyre ndeshjeve përballen në gjysmëfinale.
Orari:
E mërkurë
Ora 14:00 Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Trepça – Vëllaznimi Grupi D
Ora 20:00 Peja – Rahoveci Grupi A
E enjte
Ora 14:00 New Basket – Drita (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi Grupi B
Ora 20:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni Grupi C
E premte
Ora 14:00 NDESHJA FINALE – LIGA E PARË
Ora 17:00 GJYSMËFINALJA I GRUPI A – D
Ora 20:00 GJYSMËFINALJA II GRUPI B – C
E diel
Ora 14:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS PËR FEMRA
Ora 17:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS