AKTUALE

BE e heq Maqedoninë e Veriut nga “lista e zezë” e parajsave fiskale

Maqedonia e Veriut është hequr nga e ashtuquajtura parajsa fiskale të “listës së zezë” të Bashkimit Europian (BE). Brukseli, siç raporton “Euronews”, ka vlerësuar se Maqedoniae Veriut, Barbados, Xhamajka dhe Uruguai kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe kanë përmbushur kriteret për heqje nga lista, informon PRESSonline.mk

Në anën tjetër në “listën e zezë” të BE-së janë shtuar edhe 16 shtete, përfshirë edhe Rusinë. “Lista e zezë” e parajsave tatimore të BE-së ka hyrë në fuqi që nga viti 2017 dhe përditësohet dy herë në vit.

Brukseli këmbëngul se shpallja e saj publike nuk është për të “përçmuar” ndonjë vendj, por për të inkurajuar ndryshime pozitive në praktikat tatimore përmes bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm, shkruan PRESSonline.mk

Vendet në mbarë botën gjykohen mbi tre kritere kryesore: transparencën tatimore, taksimin e drejtë dhe masat për të trajtuar erozionin dhe zhvendosjen e fitimeve nga kompanitë shumëkombëshe.

Ato vende që nuk plotësojnë kriteret duhet të bëjnë ndryshime në legjislacionin e tyre. Nëse ata refuzojnë ta bëjnë këtë, BE-ja mund t’i shtojë ato në listë, e cila nuk përdor termin “parajsë tatimore” por “juridiksione jo bashkëpunuese”. Vendosja në “listën e zezë” nuk sjell asnjë pasojë apo sanksion.(PRESSonline.mk)

Banner

Related posts

Atdhetari Luan Veliu nderon figurat e rezistencës kombëtare

Gjyla Halili

Mashtrimi me fabrikën e makinave elektrike e-GO në Tetovë, ironizon rinia e VLEN

Gjyla Halili

Mucunski, Nikolovski, Koçovska, Velkovski, Andonovski dhe Toshkovski në kombinatorikë për ministra të rinj?

Gjyla Halili

Leave a Comment