Milwaukee ka fituar me rezultat 131-125 ndaj Bostonit, në përballjen mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes. Një ndeshje spektakolare, vendosur në kohën shtesë. Jrue Holiday me 40 pikë e Giannis Antetokounmpo me 36 pikë e 13 kërcime, ishin më të mirët në fushë për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes White-Brogdon për Celtics.
Pavarësisht humbjes, skuadra e Bostonit ruan përkohësisht kreun në Lindje.
Fitoi edhe Toronto, që falë 30 pikëve të Poeltl, mposhti Orlandon me shifrat 123-113.
Skuadra kampione, Golden State u mund 134-124 nga Clippers, ndeshje ku Kawhi Leonard bërio diferencën në fushë, duke realizuar 33 pikë. Për Warriors, ai që u dallua ishte Jordan Poole me 28 pikë, por që mbetën për statistikë.
Phoenix mposhti 120-109 Sacramento, ndeshje ku për vendasit u dalluan Devin Booker me 32 pikë e Deandre Ayton me 29 pikë e 11 kërcime.
Washington arrin një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mundur Portland me shifrat 126-101. Te mysafirët u dallua, Kuzma me 32 pikë e Porgingis me 28.
Rezultatet:
Milwaukee – Boston 131-125
Toronto – Orlando 123-113
Phoenix – Sacramento 120-109
Clippers – Golden State 134-124
Portland – Washington 101-126