SPORT

Calhanoglu me mesazh pas tërmetit në Turqi e Siri

Dy tërmete të fuqishme goditën para pak ditësh Turqinë, duke shkaktuar mbi 30 mijë viktima. Mesfushori turk i Interit, Calhanoglu ka dërguar një mesazh motivimi për vendin e tij, gjithashtu nuk la pa falënderuar edhe shokët e skuadrës për mbështetjen.

“Falënderoj të gjithë shokët e ekipit dhe familjen e Interit që më kanë qëndruar pranë, kam marrë shumë mesazhe nga tifozët. Patëm një tërmet shumë të fortë, duke parë imazhe të caktuara. Nuk ishte e lehtë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar këta njerëz, duhet të bëhemi të fortë për të dalë më shpejt prej kësaj gjendjeje”, deklaroi Calhanoglu.

Banner

Related posts

Haaland arrin 200 gola më shpejt se Messi dhe Ronaldo

admin

Sigal Prishtina fiton lehtë në Gjakovë

admin

Gjilani, Malisheva e Behari kalojnë në çerekfinale të Kupës

admin

Leave a Comment