BOTA

ShBA: 10 miliardë dollarë ndihma dhe mjete luftarake për Ukrainën

ShBA po përgatit një paketë të re ndihme prej 10 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën në kuadër të konfliktit të armatosur me Rusinë.

Zyrtarët amerikanë thanë se administrata Biden po përgatiste disa njoftime që synonin të tregonin mbështetjen e palëkundur të ShBA për Ukrainën rreth njëvjetorit të luftës javën e ardhshme.

“Kjo përfshin sanksione të reja kundër Rusisë dhe potencialisht një paketë ndihme prej 10 miliardë dollarësh për të ndihmuar qeverinë në Kiev të vazhdojë të funksionojë. Ata gjithashtu pritet të shpallin një tjetër paketë të madhe ndihme ushtarake për Ukrainën në ditët në vijim“, thanë zyrtarët, raportojnë mediat e huaja.

Megjithatë, paketa e re e ndihmës ushtarake nuk pritet të përfshijë avionët luftarakë F-16 që Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kërkuar. Ndihma prej 10 miliardë dollarësh do të ishte ndihmë e drejtpërdrejtë buxhetore për qeverinë ukrainase, shtuan zyrtarët.

Banner

Related posts

Pas pushimeve në jug të Shqipërisë, Meloni rikthehet sërish në Pulia

admin

SHBA e sanksionon një kompani serbe që mbështet Rusinë

admin

Rriten tensionet në Lindje! Polonia në “gjurmët” e Bjellorusisë: Do të mbajë armë bërthamore amerikane

admin

Leave a Comment