SPORT

Festival i basketbollit në Rahovec, publikohet orari i ndeshjeve

Nga 15 deri më 19 shkurt palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e super ndeshjeve të basketbollit. Me moton ‘n’Rahovec e kem konakun’ do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Kosovës.

Tetë skuadrat më të mira të Prince Caffe Superligës, dy të Femrave dhe katër të Ligës së Parë të Meshkujve do të garojnë për trofetë e çmuar në basketbollin e Kosovës, shkruan FBK, përcjell Shqip.com.

Ndeshje interesante priten në parket dhe atmosferë sportive në tribuna, duke e bërë madhështore këtë garë, ashtu si e meriton.

Kjo ngjarje zhvillohet gjatë festës së Pavarësisë së Kosovës, duke e madhështuar edhe më shumë Final 8.

ORARI

E mërkurë  15.02.2023

Ora 14:00 Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Trepça – Vëllaznimi        Grupi D

Ora 20:00 Peja – Rahoveci               Grupi A

E enjte 16.02.2023

Ora 14:00 New Basket – Drita (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi   Grupi  B

Ora 20:00 Golden Eagle Ylli –  Ponte Prizreni     Grupi C

E premte 17.02.2023

Ora 14:00 NDESHJA FINALE – LIGA E PARË

Ora 17:00 GJYSMËFINALJA I GRUPI   A – D

Ora 20:00 GJYSMËFINALJA II GRUPI  B – C

E diel 19.02.2023

Ora 14:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS PËR FEMRAT

Ora 17:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

Related posts

Futbollisti nga Shqipëria transferohet në Bullgari tek Ludogorets për 200 mijë euro

admin

AC Milan fiton derbin ndaj Atalantas

admin

Sneijder tregon momentin interesant të Mourinhos me Materazzin

admin

Leave a Comment