Mediat në Francë raportojnë se Lionel Messi priret të largohet nga Paris Saint-Germain në një transferim të lirë këtë verë.
Fituesi i Kupës së Botës mbërriti në kryeqytetin francez në gusht të vitit 2021, pasi e kaloi të gjithë karrierën e tij te Barcelona. Raportimet e fundit kishin treguar se një rinovim i mundshëm i kontratës ishte një mundësi më e mundshme.
“Foot Mercato” raporton se, megjithëse zgjatja e qëndrimit të tij në Paris mbetet një opsion, nuk duket se është prioritet i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Skuadra nga MLS që është nën pronësi të David Beckahm, Inter Miami është duke insistuar në transferimin e tij dhe ka pasur zëra të vazhdueshëm për një rikthim te Barcelona.
Një lëvizje fitimprurëse në Arabinë Saudite është raportuar po ashtu në kohët e fundit – megjithatë duket se nuk është në plan për momentin.
Ylli 35 vjeçar i ka sytë te Kupa e Amerikës në vitin 2024 dhe është i vendosur të luajë në një nivel të lartë për të mbajtur formën e tij të lartë.