Nga:Fikret Lulanaj
Biri im…
Ka kohë që sjemi dëgjuar, prandaj Letra na gëzoj shumë. Në letër na pyetshi për Malesi dhe jetën në Malesi….
Po ta tregoj hiç pa zbukuruar asnjë fjalë;
Prej vitit 2019 Malesia është rilindur. Komunën na e udhëheqin djemt e vajzat tonë të shkolluar nëpër Univerzitete në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë e Tetovë. Gjuha shqipe flitet me krenari nga roja e deri tek Kryetari i Komunës. Në Komunë janë të punësuar shqiptarët e dy besimeve 50%50%. Ky Kryetari Nik Gjeloshaj punon si me ja pa lakmi tane kryetarët e komunave shqiptare ne Ballkan. Rreth vetit ka bledh ekip si për mend, pashi dhe dashuri për këtë tokë e për këtë popull, si si kane shokët.
Janë ndërtuar rrugë prej Kojes se Kuçit deri në Koder Budanit, prej Maje Hotit deri në Vllane e Vrane. Janë ndërtuar ujsiedhsa, në çdo lagje është vendosur ndriçimi publik, po rregullojnë autostradat Pg- Tuz, Tuz – Gollubovcë, Tuz – Hani Hotit, janë krijuar shumë nderrmarrje ku janë punësuar mbi 200 vetë. Besa janë çil e prap po çilen fabrika, e besoj se tane kjo rini por edhe me te vjetër kanë më pas pune ni daçin me punua. Edhe në Podgoricë janë punësuar kohëve të fundit jaj 50 nga Malsia. Bile shumica prej tyre edhe në fotele mje të bukura. E kan rregullua stacionin e Deçiqit, Realli me ardh me luej aty mos me Ju trypnua. Kanë formuar edhe klubin e Basketbollit. Besa jeky pushtet po përkrah nxënësit dhe studentët, sa muj e bile edhe ma shume se muj. Edhe jektyne bujqve e blegtorve po va qesin dorën ska si ma mirë. Tanë vjeten e gjat, organizojnë takime për të ruajtur kulturën dhe historinë Tone kombtare.
E kan hap çerdhen për fëmijë, i kanë zbukuruar shkollat. Tash janë duke e rregulluar qendrën e Tuzit dhe Parkun në Tuz….
Pasha bukën, tash 4 vjet edhe dashnija e shkuesia me Ju përtej Oqeanit na asht shtua.
Tan paria e Kosovës dhe Shqipërisë na vijnë e vizitojnë në Tuz. Me tu knaq shpirti
Paç me të shkrua edhe ma gjatë, por nana e jote po me thotë; barabar smundsh me ja shkrua sa bukur e mirë ka ndryshua dhe përparua Malesia, tash 4 vjet që po i prijnë Shqiptarët e Bashkuar.
Vetëm don Zoti e me ndihmën e Juve nga Gyrbeti, va shtojmë pushtetin me 5 mars për të mirën e Malësisë.
P.s. Për ne kha, e për Malesi mos u ba merak, se qysh w udhëheq Forumi Shqiptar jetojmë e kalojmë si eshkja në dhjamë. Pane Zot…