KOSOVË

Protesta në Shqipëri: Lëndë piroteknike dhe sende të forta ndaj policisë, shoqërohen 3 persona

Banner

Opozita në Shqipëri gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një protestë para Kuvendit të Shqipërisë.

Pas përfundimit të protestës së thirrur nga Sali Berisha policia ka shoqëruar 3 protestues.

Në disa momente protesta ka qenë e tensionuar, me mjete piroteknike dhe sende të forta të cilat janë hedhur në drejtim të policisë, duke lënduar 3 efektivë.

Ndërkohë mësohet se përfaqësues të PD-së kanë shkuar drejt komisariatit nr.1, në mbështetje të protestuesve të ndaluar.

Gjatë ditës së sotme pati edhe një seancë kuvendi por ajo është ndërprerë.

Salla u përfshi edhe këtë të hënë nga kaosi, ku Sali Berisha e deputetët e tij mbështetës, janë afruar pranë foltores së Kuvendit.

Ndërsa në anën tjetër, deputeti Flamur Noka përmes një bilbili ka tentuar të ndërpresë fjalën deputetëve të tjerë të pranishëm në këtë seancë.

Kjo pa bërë që kryeparlamentarja Nikolla njoftoi ndërprerjen e seancës plenare, raporton Abcnews.

Banner

Related posts

Mos i dëboni serbët, përndryshe ne dimë çfarë do të bëjmë

admin

Ish-modelja e Playboy tregon detajet e lidhjes së saj me Donald Trump

admin

Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse tre policët nuk lirohen

admin

Leave a Comment