AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË GURTHEMELIN E XHAMISË SË RE NË BANJICË – ÇASHKË

Reisul Ulema i BFI e RMH. Hfz. Shaqir Fetai, i shoqëruar nga Dr. Selver Xhemaili – Drejtor i Diasporës dhe Z. Driton Dikena- Drejtor i Vakfit të hënën më 13.02.2023 nën koordinimin e Muftiut të Velesit Z. Nejaz ef. Muratit u hudh gurthemeli i Xhamisë së re në fshatin Banjicë të Komunës së Çashkës, fshat i vogël me 16 familje dhe për herë të parë me xhami. Pjesmarrës ishte Kryetari i Komunës Z. Goran Stojanovski, Z. Enver Bejluri, Mustafa dhe Rexhep Beqiri, Z. Xhafer Xhaferi, Kryetar i Këshillit iniciativ dhe antarët e këshillit, imamë të teritorit të Muftinisë, xhematlinjë të fshatit dhe më gjërë. Manifestim filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë nga Mustafa ef Beqiri, imam në Jabollçishte të epërme, më pastaj tubimin e përshëndeti Z. Nejaz ef. Murati, i cili përshëndeti Reisul Ulemanë dhe të pranishmit dhe foli mbi qëllimin dhe vlerën e ndërtimit të Xhamisë. Z. Enver Bejluri mbajti fjalë përshëndetëse në emër të Komunës, ku ftoi të pranishmit për unitet në ndërtimin e Xhamisë. Në fund fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema ku foli për vlerën e Xhamisë si vatër e besimit, dijes, moralit, paqës, tolerancës, solidaritetit, bashkjetesës mirëkuptimit dhe adhurimit. Njiherit mirënjohje të veçantë i shprehu Kryetarit të komunës për kontributin e dhënë në dhënien e lejes për ndërtim, pastaj falënderoj Kryetarin e Këshillit iniciativ Z. Xhafer Xhaferrit dhe bashkpuntorëve të tij, në veçanti shprehu falënderime të thella donatorit të madhë Z. Samet Beqirit, i cili bleu tokën dhe ia fali fshatit për vendin e mdërtimit të Xhamisë. Në fund pas leximit të Kur’anit Famëlartë nga Rexhep Beqiri duanë e bëri Dr. Selver Xhemaili, dhe më pastaj u krye akti i hudhjes së gurrthemelit të Xhamisë së re në fsh. Banjicë

Related posts

“Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme në kolaps financiar” – thonë nga BDI Gostivar, akuzojnë Komunën për borxh prej 1.3 milionë euro

Gjyla Halili

Universiteti i Tetovës propozon që 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Shqipëri dhe në Kosovë

admin

Bekteshi: Me KRRE-në punojmë që pas 1 korrikut të kthehet tarifa e lirë ditore për rrymën

admin

Leave a Comment