Faza e shpëtimit të reagimit ndaj tërmetit “po i afrohet fundit”, tha shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths gjatë një vizite në qytetin verior të Sirisë, Aleppo të hënën.
Griffiths, nënsekretari aktual i përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Ndihmën Emergjente në OKB tha se zyra e tij do të nisë apelet në “ditën tjetër” për Turqinë dhe Sirinë për të mbuluar afërsisht tre muaj nevojat humanitare.
“Ajo që kemi parë të ndodhë në këto zona të tërmetit është se faza e shpëtimit po tërheq zvarrë njerëz të gjallë nga rrënojat dhe gjetja e atyre që vdiqën në rrënoja, kjo po i afrohet fundit. Dhe tani faza humanitare, urgjenca e sigurimi i strehimit, kujdesit psikosocial, ushqimit, shkollimit dhe ndjenjës së së ardhmes për këta njerëz, ky është detyrimi ynë tani”, tha Griffiths.
Më shumë se 36.000 mijë persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit që goditi të hënën e kaluar Turqinë.
Vetëm në Turqi, më shumë se 31,000 persona kanë vdekur, duke e bërë tërmetin një nga më vdekjeprurësit në historinë e vendit.
Së fundi, pas 175 orësh nën rrënoja është shpëtuar një grua e trupat e kërkim-shpëtimit nga e gjithë bota janë duke vazhduar punën e tyre në kërkim të të mbijetuarave të tjerë.
Këto dëme dhe kjo fatkeqësi e madhe që solli një numër të madh viktimash, erdhi si pasojë e tërmetit me një magnitudë prej 7.8 rihter, raporton CNN.