AKTUALE

Protesta e opozitës para parlamentit, FNSH dhe forcat “Shqiponja” në gatishmëri, rrugët që do të bllokohen

Banner

Rreth 1 mijë forca policie do të jenë të angazhuara sot në terren me qëllim mbarëvajtjen e protestës së opozitës para Parlamentit e cila do të  zhvillohet në orën 17:00.

 

Bëhet me dije se të pranishëm do të jenë edhe forcat Shqiponja dhe ato të Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku këto të fundit do të jenë në terren pranë zonës së Xhamisë dhe do të ndërhyjnë vetëm në rast se protesta del jashtë kontrollit.

 

Efektivë të shumtë do ketë edhe në godinën e kryeministrisë. Gjithashtu rreth orës 15:00 do të ketë edhe kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, si edhe në një pjesë te rrugës së Elbasanit.

 

Dy ditë më parë opozita zhvilloi një protestë para kryeminsitrisë, të cilën lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti siparui i revolucionit. Ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kjo forcë politike nuk do të ndalet deri në rrëzimin e regjimit.

Banner

Related posts

Imerlije Saliu,deputetja e parë me mbulesë në kuvendin e RMV-së

Gjyla Halili

BDI reagon për situatën në Kërçovë: “Mos bini në grackën e manipulimeve, qytetarët meritojnë dinjitet dhe zhvillim”

Gjyla Halili

Kuzeska: Pse po mbrohen zyrtarët aktualë të policisë, por po bëhet hetim ndaj ish-zyrtarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment