KOSOVË

Propozimi për shumicën e re parlamentare, para deputetëve të RMV-së

Banner

Në rendin e ditës të seancës së 104-të të Kuvendit të Maqedonië sot është propozimi për rikonstruimi i Qeverisë, kabineti i së cilës zgjerohet me kuadër nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa zvogëlohet me ata të Alternativës.

Në seancën e caktuar për në orën 15:00 pasdite do të debatohet dhe vendoset për zgjedhjen e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave, pas vendimit për hyrjen e ASH-së në shumicën qeveritare, shkruan Tetovasot.

Në prag të seancës së sotme, Alternativa shpalli vendimin e Kryesisë Qendrore se do të veprojë si opozitë, ndërsa më herët të premten kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i ASH-së Arben Taravari përfunduan negociatat për bashkëpunim.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dje pas seancës së Kuvendit Qendror ka njoftuar se tre deputetët e kësaj partie do të veprojnë si opozitë, zyrtarët e tyre do të tërhiqen nga pozitat e tyre, por nëse ka ndryshime kushtetuese do të votojnë “pro”.

Me propozimin për shumicën e r të Qeverisë, tre ministrat e Alternativës, për Shëndetësinë, për Shoqërinë Informatike dhe Administratë dhe për diasporën duhet të shkarkohen dhe të zëvendësohen me kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht duhet të konstatohen edhe dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë Nikolla Tupançevski nga LSDM dhe për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini nga BDI.

Banner

Related posts

Shirat e rrëmbyeshëm në Turqi lënë 2 të vdekur, 4 të tjerë të zhdukur

admin

Moszbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, anulon konferencën e donatorëve

admin

I papranueshëm barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit

admin

Leave a Comment