SPORT

Daniel Lekndreaj, MVP i xhiros së 22-të në Superligë

Në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës u zhvilluan përballje interesante.

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, njofton FBK, shkruan Shqip.com.

Lojtari më i dalluar ishte basketbollisti shqiptar Daniel Lekndreaj me dyshifror të dyfishtë 17 pikë e 15 kërcime, tre asistime, si dhe pesë topa të vjedhur. Ai u ndihmua nga Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime dhe dy asistime.

Trepça ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka mundur Ponte Prizrenin. Edhe kësaj radhe te mitrovicasit u dallua Drilon Hajrizi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe 6 asistime.

Golden Eagle Ylli me fitoren ndaj Rahovecit ka dalë në vendin e parë në renditje, ndërsa te therandasit kapiteni Gëzim Morina ishte më i miri me 19 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Peja fitoi në klasiken kosovare ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri edhe në këtë sfidë ishte Arti Hajdari. Ai ndaj prishtinasve kishte 14 pikë, tre kërcime dhe tre asistime.

Top 5

Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 17 pikë, 15 kërcime, 3 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 14 pikë, 7 kërcime, 6 asistime

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 19 pikë, 7 kërcime, 2 asistime

Arti Hajdari (Peja) 14 pikë, 3 kërcime, 3 asistime

Fisnik Rugova (Bashkimi) 11 pikë, 13 kërcime, 2 asistime

Banner

Related posts

Tre medalje të arta për Shqipërinë

admin

“Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj një herë në Kosovë”, Xherdan Shaqiri postim prekës para ndeshjes në “Fadil Vokrri”

admin

Ozil me rrëfim interesant për Ronaldon

admin

Leave a Comment