AKTUALE

Çështja “Babalja”, shtyhet sërish gjyqi për deputetin e PD Ervin Salianji, avokati i tij kërkoi…

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Babalja” në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ka shtyrë për në 7 mars në orën 09:30 seancën për deputetin e PD, Ervin Salianji, për dosjen “Babalja”.

 

Deputeti i PD-së Ervin Salianji nuk është paraqitur në seancë dhe as avokati i tij, Ledio Braho. Përmes një shkrese avokati Braho kërkonte shtyrje, pasi nën funksionin e anëtarit të KAS në KQZ, ishte pjesëmarrës në një aktivitet ne Llakatund e Novoselë në Vlorë. Sipas tij, aktiviteti me temë “Me romët, për romët” organizohej nga ambasada britanike në Shqipëri.

 

Banner

Related posts

Reflektim në ditëlindjen e Kombit!

Gjyla Halili

Pendarovski: Vettingu duhet të jetë i detyrueshëm dhe në përputhje me legjislacionin tonë

Gjyla Halili

Osmani mesazh Opozitës Shqiptare: Fushatën e nisën me “Albinizëm” e përfundojnë me “Mickoizëm”!

Gjyla Halili

Leave a Comment