SPORT

Mentor Ajeti kërkon falje publike për gabimin në ndeshjen KF Dukagjini – FC Prishtina

Pranvera në Superligën e Kosovës në futboll nisi në fundjavën që lamë pas, si gjithmonë – me polemika e debate të shumta, sidomos në ndarjen e drejtësisë.

Një nga ndeshjet që ishte në qendër të vëmendjes ishte ajo mes Dukagjinit dhe Prishtinës, ku klinasit fituan 1:0 me autogolin e Mërgim Pefqelit, por që “zhurma” qe e madhe pas ndeshjes.

E pikërisht goli që ia dhuroi fitoren Dukagjinit është debatuar shumë pasi u shënua në momentin kur gjyqtari Mentor Ajeti e kishte ndalur lojën, derisa pas rishikimit në VAR, i njëjti e pranoi atë.

Gjyqtari Ajeti ndali lojën për “faul” teksa skuadra e Dukagjinit po harkonte, shkruan Shqip.com.

Derisa gjyqtari ndali lojën, futbollisti i Dukagjinit kishte harkuar, ku më pas topi i devijuar nga Pefqeli i Prishtinës hyri në gol.

Gjyqtari në fund shikoi në VAR dhe pranoi golin e Dukagjinit, teksa kishte protesta të mëdha nga kryeqytetasit.

Mentor Ajeti ka kërkuar falje për gabimin e bërë.

Postimi i Mentor Ajetit pa ndërhyrje në Facebook

E nderuara Federata e Futbollit te Kosoves

Te nderuara klube te futbollit

Te nderuar futbolldashes.

Duke e pare situaten e krijuar pas ndeshjes se djeshme Dukagjini – Prishtina, ndihem jashtezakonisht keq dhe pergjegjes te iu drejtohem me kete opinion. Ajo qe ka ndodhur dje eshte nje moment shume i veshtire per karrieren time te cilen e kam ndertuar me shume mund e pasion. Referimi per mua eshte gjeja me e bukur ne jete andaj jam munduar maksimalisht te beje me te miren duke i kaluar te gjitha sfidat te cilat me kane percjell ne kete zehe pa impenjime dhe duke kaluar te gjitha normat dhe testet e kerkuara nga Komisioni i Gjyqtareve.Tash e dy vite jam i licencuar ne UEFA ne programin Core dhe synimi yne ka qene shpejt te pajisem edhe me stemen e FIFA-s.

Une e marre pergjegjesine per gabimin qe kam bere por dua te ju siguroj qe ka qene vetem nje gabim njerezor dhe pas shume analizave me ekspert te referimit dhe vlersimit time vrejm qe ka qene nje leshim nga ana ime dhe kerkoj falje publike dhe pres mirkuptim.Jemi deshmitar qe situata te tilla ndodhin edhe ne kampionate elitare ne Evrope e rasti me i fresket ishte ai ne ndeshjen Arsenal – Brentford ky gjyqtaret dolen dhe kerkuan falje per gabime njerzore

Une besoj qe nuk ka njeri ne bote qe deshiron qe qellimisht te demton veten dhe karieren me nje vendim te kesaj natyre, rrethi ku une jetoj me njeh se qfar personi dhe njeriu me vertyte jame.

Edhe une dua ti kerkoj falje FC Prishtines, FFK-se dhe gjithe futbolldashesve dhe shpresoj qe gabimi qe une kame bere diten e djeshme te konsiderohet si gabim i imi dhe ekipit te gjyqtareve dhe jo te etiketohen njerez te tjere.

Dua qe ne keto momente aspak te lehta per mua dhe familjen time te me mbeshteteni pasi ka qene vetem nje gabim njerezor.

Une do te vazhdoj te jap kontributin time dhe do te pranoj cdo vendim qe vjen nga FFK.

I juaji Mentor Ajeti

Related posts

Zbulohet lista e pesë tenistëve më të paguar në historinë e këtij sporti

admin

West Ham kopjon Romën – Kreu

admin

Çfarë ngjau me lojtarin shqiptar në Arabinë Saudite?

admin

Leave a Comment