SPORT

Prishtina reagon pas asaj që i ndodhi në Klinë

Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 0:1 në udhëtim te Dukagjini.

Goli i shënuar nga Dukagjini ka ngjallur reagime të mëdha në fushë nga kampi bardhekaltër.

Derisa vendësit po e kryenin një gjuajtje nga këndi, gjyqtari Mentor Ajeti  ndali lojën duke treguar për një ndërhyrje të palejueshme të vendësve, por çuditërisht pasi topi hyri në rrjetë dhe pasi u konsultua me VAR-in, goli i vendësve u pranua.

Tani ka ardhur reagimi i Prishtinës që ka kërkuar përsëritjen e ndeshjes ndaj Dukagjinit.

Njoftimi i plotë i klubit kryeqytetas:

Në ndeshjen e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, KF Dukagjini – FC Prishtina e zhvilluar të dielën më 12.02.2023 pati shkelje flagrante të rregullores së garave.

Në minutën e 40-të të ndeshjes, pas një rivënie nga këndi për vendasit, gjatë harkimit dhe derisa topi ishte në lartësinë e madhe, gjyqtari kryesor i takimit, Mentor Ajeti, sinjalizoi gjuajtje të lirë në favor të Prishtinës, futbollistët e së cilës ndalet dhe ndërkohë ky top përfundon në rrjetë.

Çuditërisht, pas intervenimit të sistemit VAR, konkretisht gjyqtarit, Ilir Mehmeti, arbitri kryesor i ndeshjes, Mentor Ajeti e pranon golin si të rregullt!.

Konstatojmë që kjo është shkelje flagrante e rregullave të lojës.

Andaj, kërkojmë që NDESHJA TË PËRSËRITET.

Po ashtu, duke e parë që si klub nuk jemi në një vijë me udhëheqjen aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ne nuk kemi qenë të kënaqur as me gjykimin e ndeshjes së para një jave për Kupë, po ashtu me Dukagjinin, e nuk kemi qenë të kënaqur as në shumë ndeshje tjera, duke konstatuar anime për kundërshtarët, por si klub kemi vendosur të heshtim dhe të marrim për bazë pozitën e klubit tonë karshi organizatës së futbollit.

Por, atë që ndodhi sot, thjesht nuk e kemi paramenduar që mund të ndodhë.

Duke mos menduar që ka qenë i caktuar paraprakisht, ne kërkojmë, që ndaj gjyqtarit kryesor, Mentor Ajeti, gjyqtarit kryesor të VAR-it, Ilir Mehmeti, të merren masat më drastike që i parasheh rregullorja e garave.

Duam të besojmë që kontrollori e ndeshjes, Besfort Kosumi, ka notuar sipas meritës, nëse jo, na shtyn të mendojmë që gjithçka ka qenë e aranzhuar që më parë.

Andaj, ne presim vendime meritore ndaj akterëve të ndeshjes së sotme, me besimin e plotë që e drejta është në anën tonë dhe ndeshja do të përsëritet dhe të gjejë epilogun real të saj.

Po ashtu, nuk duam as ta mendojmë paragjykimin që gjyqtari kryesor (Mentor Ajeti) është konflikt interesi, pasi që ai punon njëkohësisht edhe si administrator në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës (LRFP).

Krejt këto hamendësime tona mund të largohen, nëse organet gjegjëse në FFK marrin vendime meritore.

Ndryshe, nëse organet e FFK-së nuk marrin vendim konform akteve normative dhe rregullave esenciale të garave, atëherë FC Prishtina do të jetë e detyruar të bëjë Kallëzim Penal pranë organeve të drejtësisë në drejtim të dy gjyqtarëve të lartcekur.

FC Prishtina gjithashtu nesër (13.02.2023) do ta deponojë ankesën sipas të drejtës për ankesë për ndeshjen e zhvilluar në Klinë.

Related posts

Shkolla e futbollit Istogu 03 në turneun e njohur në Danimarkë

admin

La Lakers “shkatërrojnë” Grizzlies dhe prekin gjysmëfinalen

admin

Liverpoll – Firmino, braziliani ka marrë vendimin

admin

Leave a Comment